Ministri Sefaj ende nuk ka dhënë dorëheqje, pret sqarime nga Haradinaj

Ministri Sefaj ende nuk ka dhënë dorëheqje, pret sqarime nga Haradinaj

Ministri i Punëve të Brendshmë Flamur Sefaj, ende nuk ka dhenë dorëheqje nga kjo pozitë pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e ministrit.

Insajderi merr vesh se Sefaj nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.

Sipas një burimi i afërt me ministrin Sefaj, ai  është në përgatitje të një shkrese përmes së cilës do të kërkoj arsyejt se pse duhet të largohet nga kjo pozitë.

“Sefaj me këtë shkresë do të kërkoj të dijë arsyeje pse Haradinaj ka kërkuar ta liroj këtë pozitë. Sefaj ende është ministër”, tha ky burim.

Edhe avokati Besnik Berisha  përmes një statusi në Facebook ka kërkuar të dijë nëse kryeministri i shkarkoi apo ua kërkoi dorëheqjen ministrit Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së Driton Gashi.

“Tash a i shkarkoi kryeministri, a veç ua kërkoi dorëheqjen ministrit të punëve të Brendshme, respektivisht drejtorit të AKI, se këto dy gjëra dallojnë… Çka nëse këta që pranuan kërkesën për lirim nga detyra, përgjigjen se “Faleminderit por nuk jemi të interesuar.  Kryeministër, nëse e ke nda mendjen për ta shkarkuar ministrin, nxjerr vendim për lirim nga detyra, e nuk i kërkon atij lirimin…”, shkruan Berisha.

Kryeministri Ramush Haradinaj paraditen e sotme ka kërkuar që Sefaj të largohet nga kjo pozitë.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj”, ka deklaruar Haradinaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0