Ministri Lluka: Zona Ekonomike Amerikane në Gjakovë – superlajm

Ministri Lluka: Zona Ekonomike Amerikane në Gjakovë – superlajm

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë që vendosja e Zonës Ekonomike Amerikane në Gjakovë është super lajm.

“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që Zonën Ekonomike Amerikane ta vendosë në Gjakovë. Marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe ShBA-së do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej duke sjellur biznese amerikane në Kosovë, të cilat kanë synim prodhimin dhe shërbimin për tregun evropian me mbi 600 milionë banorë”, ka shkruar ministri Lluka në Facebook.

Lluka ka vazhduar më tej duke thënë se Gjakova së shpejti do të ketë edhe autostradën dhe aeroportin e vet në funksion të qytetarëve dhe bizneseve prodhuese në këtë rajon, duke e kompletuar kështu infrastrukturën e nevojshme për një zonë ekonomike të mirëfilltë e cila bëhet atraktive për bizneset amerikane.

“Jam i lumtur që isha pjesë e proceseve të para në vitin 2013, për themelimin e zonave ekonomike në vend si Kryesues i Këshillit Kombëtar për Zonat Ekonomike, ku shpallëm Gjakovën, Zonë Ekonomike, mirëpo jam edhe më i lumtur që jam pjesë e qeverisë që po e jetëson idenë e filluar kohë më parë”, ka theksuar Lluka.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0