Ministri Konjufca shkarkoi nga pozita e konsullit edhe të afërmin e Salih Zybës

Ministri Konjufca shkarkoi nga pozita e konsullit edhe të afërmin e Salih Zybës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca sot ka shkarkuar 14 konsuj nëpër ambasada të ndryshme të Kosovës në botë.

Në mesin e të shkarkuarve është edhe Kadri Balaj djali i hallës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.

Balaj ka shërbyer si konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë.

Në këtë pozitë Kadri Balaj ishte emëruar nga ish-ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, në vitin 2018.

Ministri Konjufca ka njoftuar se këto shkarkime janë në pajtim me ligjin dhe emërimet e tyre ishin bërë kundërligjshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0