Ministri Hamza me stafin e tij i kushtuan 200 mijë euro buxhetit të Kosovës

Ministri Hamza me stafin e tij i kushtuan 200 mijë euro buxhetit të Kosovës

Afër 200 mijë euro janë shpenzuar nga ish-ministri Bedri Hamza dhe nga ish-zëvendësministrat e Ministrisë së Financave për paga, reprezentacion, udhëtime jashtë vendit, mëditje, furnizim të automjeteve zyrtare me karburant dhe për shërbimet e telefonisë mobile, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Për më pak se dy vjet Ministria e Financave ka shpenzuar afër 200 mijë euro për paga, reprezentacion, udhëtime jashtë vendit, shfrytëzim të automjeteve zyrtare, furnizim të tyre me karburante, si dhe për shërbimet e telefonisë mobile nga ministri dhe zëvendësministrat.

Duke u mbështetur në Ligjin Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, redaksia e gazetës “Zëri” ka kërkuar nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës që t`i sigurojë dokumentet, të cilat kanë të bëjnë me shpenzimet e ministrit Bedri Hamza dhe të kabinetit të tij për udhëtime, mëditje, si dhe për shpenzimet e tjera nga ky dikaster qeveritar.

Buxhetit të shtetit pa dyshim se më së shumti i kanë kushtuar pagat. Duke përfshirë ministrin dhe katër zëvendësministrat, vetëm për pagat e tyre janë shpenzuar më shumë se 120 mijë euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0