Ministri Gashi: Jemi në proces për rritjen e pagave të policëve

Ministri Gashi: Jemi në proces për rritjen e pagave të policëve

Buxheti për rritjen e pagave të Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve u diskutua sot në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se janë në proces për këto çështje, duke u përpjekur të sigurojnë mjetet për rritjen e pagave për këta shërbyes.

Në mbledhjen e sotme gjithashtu ministri u pyet edhe për ligjin për pensionim të parakohshëm të PK-së, ku ai deklaroi se janë në proces të krijimit të parakushteve për zbatimin e këtij ligji.

“Jemi në proces për rritjen e pagave. Pensionimi i parakohshëm kërkon buxhet, jemi në proces të krijojmë parakushte të zbatohet ky ligj dhe të kalojmë në fazë të re. Nëse ky ligj kalon ka mundësi të standardizohet mosha për Policinë e Kosovës. Çështja e zjarrfikësve jemi në diskutim për buxhetin. Jemi në kërkim të buxhetit për të pasur mundësi me gjet zgjidhjen adekuate për me pas mundësi me ju përgjigj kërkesave”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0