Ministrat përplasen në debat të drejtpërdrejtë

Ministrat përplasen në debat të drejtpërdrejtë

Dy ministra të Qeverisë së Kosovës janë përplasur sot me njëri-tjetrin në një studio televizive.​

Pal Lekaj, ministër i Infrasuktrurës dhe Transportit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, kanë kundërshtuar ashpër njëri-tjetrin në një debat të drejtpërdrejtë në KTV.

Çështja e taksës ndaj Serbisë ka bërë që të nxehet debati mes Lekajt e Tahirit, teksa ky i fundit ka këmbngulur se mbajtja e saj në fuqi po i dëmton raportet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me vlerësimin e Tahirit nuk është pajtuar Lekaj, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lekaj e Tahiri janë përplasur edhe për deklaratën e  Xhavit Halitit rreth taksës.

Pak minuta para se të dilte në votim taksa 100 për qind, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti u kishte kërkuar krerëve të koalicionit qeveritar që mos ta bënin atë. Këtë e bëri të ditur ministri i AAK-së, Pal Lekaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0