Ministra e zyrtarë, Komisioni për Hetimin e Privatizimin do t’i intervistojë 21 persona

Ministra e zyrtarë, Komisioni për Hetimin e Privatizimin do t’i intervistojë 21 persona

Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Hajrulla Çeku, në një konferencë për media, ka treguar për veprimet që janë marrë në fazën e parë të punës së Komisionit.

Çeku para mediave ka bërë të ditur se ky Komision ka mbajtur mbledhje të rregullta në baza javore, derisa thotë se tashmë është miratuar plani i punës.

“Tashmë kemi hyrë në muajin e dytë të punës, deri tash kemi mbajtë mbledhje në baza javore ku janë mbajtë mbledhje të rregullta, fillimisht është miratu plani i punës, është miratu lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim. I kemi angazhuar katër ekspertë të jashtëm dhe që nga fillimi deri në këtë moment kemi grumbulluar një numër të madh të provave dhe dokumenteve”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV-së ka treguar se kush do të intervistohet nga komisioni duke kërkuar edhe nga të gjithë ata që kanë dëshmi për procesin e privatizimin t’i dorëzojnë në komision.

“Me rëndësi është intervistimi i dëshmitarëve, është punë shumë e rëndësishme, në listë i kemi 21 dëshmitarë dhe në këtë grup bëjnë pjesë ish-ministra përgjegjës për privatizimin, kryesues dhe anëtarë të komisionit.

Nga 12 tetori e tutje do të fillojë intervistimi i dëshmitarëve, derisa do të ketë edhe grup të dytë ku hyjnë pronarë të kompanive, gazetarë që e kanë përcjellë dhe monitoru punën e ndërmarrjeve”, ka thënë ai. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0