Minatorët e Novobërdës në grevë: Kërcënojnë se do ngujohen në minierë

Minatorët e Novobërdës në grevë: Kërcënojnë se do ngujohen në minierë

Punëtorët e minierës së Novobërdës janë në grevë tash e një javë.

Njëjtë sikur me ata të Trepçës, edhe për këta arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore.

Minatori Muhamet Makolli, tregoi për arsyet e grevës dhe hapat që do të ndërmarrin nëse kërkesat e tyre nuk zbatohen.

“Kërkesa jonë është që të rriten rrogat për 20%, njohja e pensionit deri 70% të pagës, 50-55 vjeç pension i parakohshëm dhe njohja e stazhit të punës gjatë viteve 1989-1999”, ka thënë Makolli.

Po ashtu ky minator deklaroi se nëse nuk u bëhet një zgjidhje dhe kërkesat e tyre nuk plotësohen, ai bashkë me kolegët do të protestojnë nëpër rrugë ose edhe të ngujohen në minierë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0