Mimoza Kusari – LDK-së: Jam deputete e Vetëvendosjes ligjërisht

Mimoza Kusari – LDK-së: Jam deputete e Vetëvendosjes ligjërisht

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ligjërisht ajo është deputete e VV’së.

Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ajo ka garuar bashkë me Vetëvendosjen dhe sipas saj “ligjërisht Vetëvendosje i ka 29 deputetë në Kuvend”.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka thënë në Rtv Dukagjini se ajo pavarësisht se përfaqëson Alternativën nuk dëshiron që dikush të përdorë këtë situatë për kalkulime pas zgjedhore.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se LDK ka mundur t’i ndryshoj disa gjëra vetëm para zgjedhjeve dhe sipas saj tashmë gjërat kanë ndryshuar, përcjell Telegrafi.

“Është jokorrekte nga LDK të përdorë në thelb emrin tim për një qasje të bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Çka do të ndodhte nëse NISMA nuk do ta kalonte pragun e që atëherë VV do të kishte 32 deputetë e LDK 29?”.

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu sot kishte publikuar një status ku pretendonte se VV dhe LDK kanë nga 28 deputetë ndërsa sipas tij Mimoza Kusari-Lila është deputete e Alternativës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0