Mimoza Kusari e ashpër me Ilir Dedën që votoi buxhetin dhe Ligjin për dialogun

Mimoza Kusari e ashpër me Ilir Dedën që votoi buxhetin dhe Ligjin për dialogun

Pak pasi që Express ka publikuar listat e plota të deputetëve që votuan pro buxhetit dhe Ligjit për Dialogun, e ku figuronte edhe vota e deputetit të Alternativës Ilir Dedes, nga partia e tij kanë reaguar ashpër, duke shkruar se votat individuale nuk janë qëndrime të partisë.

Deputetja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila ka shkruar përmes Facebook’ut në një sqarim publik se Alternativa nuk e ka mbështetur draft buxhetin e prezantuar dhe votuar në Kuvend.

Sipas saj ky është buxhet klientelesk, i varfërisë dhe i destimulimit të çfarëdo rritje punësimi ose rritje ekonomike.

“Si të tillë këtë projekt buxhet, Alternativa asnjëherë nuk e ka mbështetur, aq më pak, kushtëzimet që u bën për kalimin e tij.

Draftligji apo Ligji i sapo kaluar për delegacionin shtetëror për bisedime, nuk ka arritur të ketë asnjë mekanizëm për parandalimin e ndarjes apo lëvizjes së kufinjëve të Kosovës sipas modelit Thaçi – Vuçiç.

Fatkeqësisht, ky projektligj ia krijoi edhe një trup/mekanizëm shtesë Presidentit Thaçi për të finalizuar çfarë ka nisur vitin e kaluar.

Si i tillë, ky mekanizëm NUK është mbështetur me shumicë absolute nga Kryesia e Alternativës dhe qëndrimi zyrtar i partisë është KUNDËR këtij verzioni të miratuar”, ka shkruar Kusari-Lila.

Express ka raportuar se deputeti i Alternativës, Ilir Deda votoi pro buxhetit dhe pro ligjit për dialogun.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0