Milaim Zeka akuzon partinë e vetë: Nisma ka punësuar të gjithë në ministri

Milaim Zeka akuzon partinë e vetë: Nisma ka punësuar të gjithë në ministri

Në emisionin “Frontal”, deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka akuzuar partinë e tij për punësime masive në ministritë që Nisma i udhëheq.

Zeka ka akuzuar sekretarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, që është infiltruar në punësimet në institucione.

Ndërsa ai ka thënë se në tri ministritë që i ka Nisma, janë punësuar të gjithë familjarët dhe anëtarët e kësaj partie.

“Krejt i kanë shti në punë në ministrinë e Arsimit, të Tregtisë dhe të Mirëqenies Sociale”, ka shtuar Zeka.

Ndërsa ai ka përmendur ish-ministrin e Tregtisë nga radhët e Nismes, Bajram Hasanin, se ka bërë punësime masive në këtë dikaster.

“Ambasada britanike i ka thënë Bajram Hasanit pse po i punëson njerëzit pa asnjë kriter në Ministrinë e Tregtisë”, ka thënë deputeti. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0