Miku i madh i Kosovës – Serbisë: Merrni seriozisht fjalët e ambasadorit gjerman, pa e njohur Kosovën s’ka BE

Miku i madh i Kosovës – Serbisë: Merrni seriozisht fjalët e ambasadorit gjerman, pa e njohur Kosovën s’ka BE

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i ka dhënë një porosi jashtëzakonisht të qartë Serbisë, duke i thënë se pa e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian.

Engel këtë e ka bërë indirekt, duke e porositur Serbinë, që ta trajtojë me shumë kujdes fjalimin e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit.

“Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën”, ka thënë Engel, transmeton Gazeta Express.

Ambasadori gjerman në Këshill të Sigurimit e kishte goditur fortë fushatën e Ivica Dacicit kundër njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se nuk e kupton një fushatë të tillë të Serbisë, kur për pavarësinë e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ambasadori gjerman gjithashtu ka bërë të qartë qëndrimin e Gjermanisë kundër idesë për korrigjim të kufijve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0