Mikrovalët në Evropë vonohen për 6 minuta, shkaktar Kosova dhe Serbia

Mikrovalët në Evropë vonohen për 6 minuta, shkaktar Kosova dhe Serbia

Mosmarrëveshjet politike midis Serbisë dhe Kosovës kanë shkaktuar probleme teknike në rrjetin e energjisë elektrike të Evropës.

Në një deklaratë të lëshuar nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E) apelohet që përveç zgjidhjes teknike të problemit të devijimit të frekuencava që ndodhi në Evropë, ky problem në mënyrë urgjente të zgjidhet edhe nga aspekti politik.

Në deklaratë thuhet se në Sistemin e Energjisë Elektrike të Kontinentit të Evropës, i cili sinhronizohet në 25 shtete të Evropës nga Spanja në Turqi, nga Polonia në Holandë, që nga mesi i muajit janar ka një devijim të frekuencave të sistemit.

Orët tregojnë vonesa deri në 6 minuta

Në deklaratë theksohet se arsyeja e devijimit është se gjatë kësaj periudhe Kosova nuk ka arritur që të prodhojë energji elektrike që do t’i mjaftonte për veten, duke shtuar se Serbia ka përgjegjësinë e përbmushjes së nevojës së mangët të energjisë elektrike të Kosovës, në mënyrë që rrjeti i energjisë elektrike në Evropë të jetë në gjendje stabile.

Më tej thuhet se devijimi në frekuenca ka ndikuar edhe në orët digjitale, përfshirë edhe mikrovalët dhe aparatet tjera që kanë orë digjitale, duke theksuar se këto orë kohë pas kohe kanë treguar edhe vonesa deri në 6 minuta.

Në anën tjetër, ENTSO-E është shprehur se kjo gjendje e cila nuk është parë më parë, ka shkaktuar humbjen e 113 GWh të energjisë elektrike. Nga atje apeluan që sa më shpejtë të lihen anash armiqësitë politike midis dy vendeve fqinje të Ballkanit dhe të përcaktohet sa më shpejtë se nga kush do të përmbushet humbja në fjalë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0