Miftar Hyseni caktohet u.d. Menaxher i Trepçës

Miftar Hyseni caktohet u.d. Menaxher i Trepçës

‘Bordi Mbikqyrës i Trepça sh.a. bazuar në kompetencat mbi Ligjin për Trepça sh.a. është duke mbajtur takime intenzive për hartimin e draft statutit për ta përcjell më tutje për miratim nga Parlamenti i Republikës së Kosovës dhe aprovimin nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu në mbledhjen e rregullt të datës 03.05.2018 ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së menaxherit z. Miftar Hyseni deri në konsolidimin e plotë të strukturave udhëheqëse të Trepça sh.a.

Bordi Mbikqyrës i Trepça sh.a. dhe menaxhenti aktual i Ndërmarrjes janë zotuar se do të punojnë në zbatimin e detyrave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe zhvillimin e Ndërmarrjes duke rimëkëmbur gjigantin Trepça. Transparenca, llogaridhënia dhe përkushtimi deri në funksionimin e tërësishëm të gjitha njësive afariste të Trepçës do të jetë prioritet gjatë punës se Bordit Mbikqyrës’, përfundon komunikata.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0