MF merr vendim për moskompensim të 10% nga Trusti

MF merr vendim për moskompensim të 10% nga Trusti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar për se Ministria e Financave ka marrë vendim për mos kompensimin e tërheqjes së 10 për qind nga Trusti Pensional.

Sipas Krasniqit, MF-ja e ka paraparë se ky vendim është më i drejtë si shkak i mjeteve në diferencë te qytetarëve.

“Ministria e Financave ka marrë vendim që mos të kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. kjo pasi që e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve”.

“Kemi qytetarë që ka vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro. atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi./eo/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0