Merkel: Kosova ta luftojë korrupsionin, ta ulë papunësinë

Merkel: Kosova ta luftojë korrupsionin, ta ulë papunësinë

Kancelarja Angela Merkel ka bërë thirrje që Kosova ta luftojë korrupsionin dhe ta ulë papunësinë, derisa ka shtuar se dialogu me Serbinë nuk është temë e thjeshtë.
Këto komente Merkel i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Berlin.

Ajo tha se Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Por theksoi se duhet luftuar krimi e korrupsioni.

“Kemi shumë probleme të pazgjidhura por ka edhe përmirësime në rrugën drejt BE’së, dua të theksoj se në Ditën e Evropës kemi shumë sfida para nesh, sfida që na presin e që janë luftimi i korrupsionit, numri i lartë i papunësisë”, ka shtuar ajo në konferencën për media.

Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Merkel shtoi se ky dialog nuk është temë e thjeshtë, por thekson se ka pasur zhvilime pozitive në këtë drejtim.

“Marrëveshjet e deritanishme duhen të zbatohen”, tha ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0