Mehmeti për mbylljen e çerdheve : Qeveri, a jemi edhe ne pjesë e mozaikut?

Mehmeti për mbylljen e çerdheve : Qeveri, a jemi edhe ne pjesë e mozaikut?

Pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e punës së çerdheve si masë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit në adresë të pushtetit kanë pasuar edhe reagimet nga këto institucione.

Drejtoresha e njërës nga çerdhet private në komunën e Ferizajt, Arta Asllani- Mehmeti, ka adresuar një mori kritikash mbi vendimin e Qeverisë i cili ndaloi ushtrimin e aktivitetit të këtij sektori.

Sipas saj, masat të cilat ndërmori dje pushteti po e vrasin sektorin privat, duke bërë që shumë familje të mbesin pa të vetmin burim financimi.

“E për ne, sot u ndal edhe rrejdha e lumit të shterur , jemi të brengosur nga virusi varfëri ,më shumë se sa virusi n’shoqëri.
Brengë mbi brenge për ne”
ka thënë Mehmeti.

Lidhur me mbylljen e çerdheve dje ka reaguar edhe Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private.

Reagimi i Plotë i Mehmetit në Facebook:

Sot , jemi të ngulfatur të gjithë!

Sot ,ti po më vret mua !
Por , unë s’mund të vajtoj vdekjen time ,se para vetës kam barrën e ceremonis që bie mbi mua , kam sy të përlotur që drejtohen kah unë dhe unë sikur i rrudhosi supet dhe si ngushllim “do të vdesim së bashku “ !
Sot , shoqëria e ndarë jo në fis e në fe ,por në sektor publikë e privat .
Ata , që patën fatin , e që patën lidhje politike të kyqen aty ku buron deti ,ju buron dhe ju ecën muaji mirë e lehtë , e pandemia për ta ka shumë lezet.
E për ne, sot u ndal edhe rrejdha e lumit të shterur , jemi të brengosur nga virusi varfëri ,më shumë se sa virusi n’shoqëri.
Brengë mbi brenge për ne!
Shtet , e ti në pushtet, mendo edhe pak për ne, mos na vrit edhe atë pikë shpresë që na ka mbet!

Sot !
Nuk munda t’i përshëndes edukatoret ,gjersa mbyllnin derën e kopshtit dhe niseshin me hapa pa shpresë ,të zhgënjyara dhe të mbushura mllef !
Edukatoret të cilat kush më shumë së këto derdhë mund e ndjersë ,përkushtim dhe dashuri ,por që këtë kontribut e japin aty ku nuk mban shteti përgjegjësi !
A jemi edhe ne pjesë e mozaikut , o shtet?

U ndihesha në faj dhe e pafuqishme, përderisa e dija se ditët e errëta nuk kan të ndalur…
U ndihesha në faj, për të vetmën arsyeje që jam sektor PRIVAT!
E nuk kam shtet që të përkrahë ,por që të ngulfatë !
Sot u mbyll edhe kjo derë!

Sot !
Nuk munda t’i përshëndes as prindërit ,gjersa merrni fëmijët nga kopshti , sikur e ula kokën dhe nuk mund të ju them se qfarë do t’i pret nesër.
Çfarë t’u them prindërve ?!
Kur e dija se me çfarë do të ballafaqohen prindërit të cilët punojne dhe ne vend që të lehtësohet puna e tyre , ne sot do të mbyllim derën e foles dhe fëmijet do të marrin shtigje të tjera.
Ndihesha në faj dhe e pafuqishme , ndihesha keq e s’ka si më keq!
Sot u mbyll edhe kjo derë!

#ShtetitTim
Arta Asllani -Mehmeti

A ka mbetë edhe ndonjë pikë shpresë?!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0