Mediat serbe: Radomir Laban i kërkuar nga INTERPOL-i, në Prishtinë u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Mediat serbe: Radomir Laban i kërkuar nga INTERPOL-i, në Prishtinë u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten votuan që Radomir Laban të emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, e për të cilin Gjykata Themelore në Kralevë ka konfirmuar se është në listën e të kërkuarve nga INTERPOLI, sepse Serbia e kërkon atë që të mbajë dënimin me burg.

Siç raporton Insajder, gjykatësi i sapozgjedhur i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga komuniteti serb, Radomir Laban, sipas Gjykatës Themelore në Kralevë, e cila është përgjegjëse për zbatimin e aktvendimeve, është shpallur fajtor për marrje të ryshfetit dhe është dënuar me burgim prej gjashtë vitesh, por që atij i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim për një periudhë prej dy vjet e katër muaj.

“Për arsye të mos përgjigjes të dënuarit Radomir Labanin në thirrjen për të mbajtur dënimin me burg në Burgun e Nishit, sipas njoftimit të Departamentit të Policisë në Kralevë se i njëjti gjendet në territorin e Kosovës, është lëshuar  urdhri i Gjykatës Themelore në Kralevë i dt. 06.02.2013 për shpalljen e fletarrestit qendror. Pas grumbullimit të dokumentacionit të nevojshëm, kjo gjykatë ka iniciuar te Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike procedurë për lëshimin e një urdhër-arrestit ndërkombëtar, prandaj me dokumentin e datës 03.02. 2014 ministria e përmendur e informoi gjykatën se INTERPOL-i në Beograd ka dhënë miratimin për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Radomir Labanin”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Kralevë.

Siç njofton portali serb, në Gjykatë thonë se më 13.11.2017 i janë drejtuar EULEX-it në Prishtinë me një kërkesë që Radomir Laban, të sillet në kufirin administrativ dhe t’i dorëzohet policisë së Serbisë.

Përveç kësaj, gjykata nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë  i ka dërguar lutje Zyrës së Përfaqësuesit të BE-së në Prishtinë, me një kërkesë për të marrë masa brenda juridiksionit të saj që Radomir Laban të arrestohet, në mënyrë që të dërgohet në vuajtje të dënimit me burg.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0