Mediat e huaja flasin për Kryeministrin e ri

Mediat e huaja flasin për Kryeministrin e ri

Kuvendi i Kosovës dje ka votuar pro Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i VV’së. Mediat e huaja, ndër të tjera, shkruajnë se ky ka premtuar një qasje të vështirë ndaj dialogut me Serbinë.

Mediumet më të njohura ndërkombëtare si Reuters, Euroneës e The Neë York Times, kanë shkruar rreth zgjedhjet së Albin Kurtit, kryeministër.

Këto media theksojnë disa prej premtimeve të Kurtit gjatë paraqitjes së planit qeverisës, ku ai tha se do të luftojë korrupsioin dhe nepotizmin, ndërsa premtoi zhvillim ekonomik.

Ndër të tjera, Kurti tha se do të ketë një qasje të vështirë ndaj dialogut me Serbinë, derisa edhe më herët kishte deklaruar se këtë çështje nuk e ka me shumë nxitim.

Ministrat e Qeverisë Kurti:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.

COMMENTS

WORDPRESS: 0