Media belge: Mishi i eksportuar në Kosovë ishte 12 vjet i vjetër

Media belge: Mishi i eksportuar në Kosovë ishte 12 vjet i vjetër

Mishi që ishte eksportuar nga thertorja belge Veviba për në Kosovë, me raste ishte mish 12 vjet i vjetër, raporton Het Laatste Nieuws.

Sipas gazetës flamane, një dokument i gjykatës tregon se si një kamion me mish nga Veviba në Bastogne, kishte arritur në Kosovë më 19 shtator të vitit 2016. Shumica e etiketave ishin shqyer, por disa që kishin shpëtuar pa u dëmtuar tregonin se mishi ishte nga viti 2004.

Gjithashtu thuhet se një pjesë e mishit ka ardhur nga thertoret Izegem dhe Harelbeke, dhe ishin ripaketuar në kuti që mbanin markën tregtare të Veviba. Në po të njëjtin muaj, Agjencia Federale e Sigurisë Ushqimore (AFSCA), ishte kontaktuar dhe informuar për zbulimin që e kanë bërë autoritetet kosovare, trensmeton Telegrafi.

Gazeta belge ka kontaktuar me profesorin e Universitetit të Ghent (UGent), Bruno De Meuleaner, i cili ka thënë se misi i ngrirë për 12 vite nuk do të thotë automatikisht se përbën rrezik për shëndetin, të paktën nëse “ftohësi nuk është ndalur dhe mishi është ruajtur në minus 18 gradë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0