Me meze e këngë patriotike dostat e PDK’së e PSD’së – hjekin mërzinë e pandemisë me Nysret Muçiqin

Me meze e këngë patriotike dostat e PDK’së e PSD’së – hjekin mërzinë e pandemisë me Nysret Muçiqin

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Uran Ismaili e Abelard Tahiri bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe ish-zyrtarin e PSD-së, Dardan Sejdiun, janë bashkuar në një tavolinë

Me meze e këngë patriotike nga këngëtari Nysret Muçiqi, dostat e PDK’së e PSD’së ia kanë krisur këngës e qejfit.

Në kohë pandemie, kur kërkohet që të mos ketë tubime, këta zyrtarë janë mbledhur bashkë.

Derisa ditën luten në respektim të masave kundër koronavirusit, në mbrëmje veprojnë krejt ndryse.

Shokët që vijnë nga parti të ndryshme kanë shkelur kështu apelin dhe rregullat që përmenden tash e sa herë nga IKSHPK-ja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0