Me “Kosovën e Re’’ shtrenjtohet rryma elektrike

Me “Kosovën e Re’’ shtrenjtohet rryma elektrike

Edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji është bërë e ditur se rryma do të shtrenjtohet me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Reagime të zhurmshme për rritjen e energjisë elektrike ka pasur nga opozita por edhe nga Shoqëria civile. E më të dëmtuarit dalin të jenë qytetarët.

Sapo pagoi faturën për shpenzim mujor të energjisë elektrike.

Salihe Musliu, qytetare nga Prishtina tregon shumën që i pagoi KEDS-it për furnizim me rrymë.

Ajo e vlerëson se po paguan shtrenjtë për rrymë.

Por, sipas një studimit të një pjese të shoqërisë civile në Kosovë, çmimi I rrymës me funksionlizimin e termocentralit Kosova e Re, do të shtrejtohet shumëfish.

Kontrata e nënshkruar mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë Countur Global po kundërshtohet nga disa organizata.

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv INDEP thotë se ka zgjidhje tjera për energjinë, pos Kosovës C.

“Vetë largimi i Bankës Botërore me arsyetimin se ka mënyra tjera të sigurimit të energjisë, jashtë ndërtimit të këtij termocentrali, tregon që është dëm…”

Jo vetëm shoqëria civile, kundër kësaj kontrate për ndërtimin e termocentralit Kosova C janë vendosur edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Glauk Konjufca, anëtar I Komisionit Paralmetar për Zhvillim Ekonomik ka qenë ndër më të zëshmit.

“Prej kalkulimeve elementare, minimum i ngritjes së çmimit do të jetë prej 50%, ma pak se kaq edhe nuk ka mundësi”

Konjufca thotë se edhe nëse jo direkt me faturim, shpagimi ndaj kompanisë në fjalë mund të bëhet edhe nga buxheti I shtetit.

Edhe në Zyrën e Rregullatorit për Energji, nuk kanë mohuar rritjen e çmimit të rrymës me rastin e jetësimit të Kosovës së Re.

“Sa i përket ndikimit të projektit “Kosova e RE” është me rëndësi të kuptohet se është një parim i përgjithshëm ekonomik, që çdo investim të ketë të bazuar koston e tij në çmimin e produktit”.

E për Musliun, një shtrenjtim I rrymës do të ishte I pabërballueshëm për familjen e saj.

Ndërkohë, vazhdimisht përfaaqësues të qeverisë janë shprehur entuziast për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0