Me kërkesa ndaj institucioneve në Kosovë shënohet Dita e Qumështit

Me kërkesa ndaj institucioneve në Kosovë shënohet Dita e Qumështit

Në sheshin “Skënderbeu” sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Qumështit me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100 % nga qumështi”.

Kjo fushatë ka për qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit vendor.

Nga qumështoret e Kosovës, doli një kërkesë e përbashkët për përkrahje më të madhe nga institucionet.

Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështorëve të Kosovës, Gani Durmishi ka thënë se bizneset nuk po u japin hapësirën e duhur prodhimeve vendore me reklamim në rafte, kurse prodhimeve nga jashtë u japin përparësi.

“Ne sot e kemi shfrytëzuar rastin përpos që ta festojmë këtë ditë botërore, të promovojmë edhe një djath me qumësht qind për qind nga prodhimi vendor, me prejardhje shtazore, me bë dallimin pak prej asaj bimore me atë shtazore, kështu që sot kemi dal pos manifestimit thash, jemi dal edhe me promovu produktet vendore që janë cilësi dhe kualitet, dhe me ju tregu konsumatorëve vendor që edhe ne jemi një fuqi e industrisë së qumështit në Kosovë dhe prodhojmë gjana të mira, produkte të mira për konsumatorët tonë”, u shpreh ai.

Ismet Berisha, menaxher i shitjes në qumështoren “Bylmeti” duke folur për KosovaPress, u shpreh se kjo ditë tashmë për qumështarët është bërë ditë feste ku ata promovojnë prodhimet. Koha.net.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0