Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 2 shkurt të mbahet seanca, kur planifikohet të hidhet në votim Projektligji për Buxhetin.
Caktimin e seancës e ka konfirmuar kryeparlamentari Kadri Veseli, transmeton Gazeta Express.
Sot u mbajt seanca e parë plenare, me të cilën nisi sesioni pranveror. Dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e vitit 2019.
Projektligji për Buxhetin ka kaluar në parim me 62 vota pro. Përveç koalicionit qeverisës, pa Listën Srpska, projektligjin e kishin votuar deputetët e Partisë Socialdemokrate.
COMMENTS