Mblidhet Qeveria, propozohet ndarja e mjeteve për familjen e Arian Dacit

Mblidhet Qeveria, propozohet ndarja e mjeteve për familjen e Arian Dacit

I pari i ekzekutivit do të mbledhë sot ministrat në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, shkruan Express.
Në rend të ditës për diskutim janë disa pika.

Në mesin e tyre si pikë e dytë, pas aprovimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara është edhe ndarja e mjeteve financiare për familjen e ish’Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit që ndërroi jetë tragjikisht në Brezovicë të dielën.

Në rend të ditës janë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2019 të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, edhe propozim-vendimi për themelimin e Komisionit Disiplinor për drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit në Ministrinë e Financave e ndryshim-plotësimi i vendimi të Qeverisë lidhur me kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0