Mbi 700 profesionistë shëndetësorë, të infektuar me koronavirus

Mbi 700 profesionistë shëndetësorë, të infektuar me koronavirus

Në Kosovë deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus ka arritur në 7 mijë e 137

Kosova që nga marsi e deri më tani ka regjistruar 7 mijë e 137 të infektuar me koronavirus.

Në mesin e tyre janë edhe 756 profesionistë shëndetësorë të cilët janë infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Deri më tani në Kosovë kanë ndërruar jetë tre mjekë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Theksojmë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 177, përderisa janë 3 mijë e 874 persona të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga COVID-19.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 3 mijë e 86.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0