Mbi 30 mijë qytetarë të prekur nga gripi

Mbi 30 mijë qytetarë të prekur nga gripi

Për më pak se 5 muaj rreth 30 mijë qytetarë në vend janë prekur me grip, 9 prej të cilëve kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka kërkuar nga institucionet shëndetësore që t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e pacientëve nga gripi, derisa kanë kërkuar që nxënësit e prekur me grip të ndërpresin procesin mësimor.

Nëntë persona që nga muaji tetor i vitit 2018 e deri më tani kanë vdekur si pasojë e gripit, katër prej tyre vlerësohet se kanë qenë të prekur me gripin e derrit, shkruan Zëri.

Po ashtu që nga kjo periudhë kohore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) janë paraqitur rreth 30 mijë raste të dyshuara me grip.

Në mënyrë që të përcillet gjendja epidemiologjike në vend IKSHPK-ja dy ditë më parë ka formuar edhe një komunitet në nivel të Shërbimit Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), derisa edhe ka bërë rekomandime për masat të cilat duhet të merren për t’u mbrojtur nga gripi.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0