Mbi 25 vjet burgim personave që planifikuan sulme terroriste brenda e jashtë Kosovës, përfshirë sulmin ndaj KFOR-it

Mbi 25 vjet burgim personave që planifikuan sulme terroriste brenda e jashtë Kosovës, përfshirë sulmin ndaj KFOR-it

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve Bujar Behramin, Resim Kastratin, Gramos Shabanin, Albert Ademajn, Leotrim Musliun dhe Edona Halitin për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Ata akuzohen se kishin planifikuar të sulmonin një kishë, dy diskoteka, si dhe të kryenin sulme tjera ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it. Të akuzuarit janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me 25 vjet e 9 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Bujar Behrami është dënuar me 10 vjet, Besim Kastrati me 4 vjet burgim, Resim Kastrati e Gramos Shabani me nga 7 vjet, Edona Haliti një vit, kurse me 1 vit e 6 muaj është dënuar Albert Ademaj si dhe me 2 vjet e 3 muaj është dënuar Leotrim Musliu.

Të dënuarit gjatë seancave, kishin mohuar pretendimet e Prokurorisë duke thënë se nuk kishin planifikuar asnjë sulm terrorist, si brenda, ashtu dhe jashtë Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës gjashtë të akuzuarit kishin paraparë sulme terroriste brenda dhe jashtë Kosovës, sulme terroriste ndaj diskotekave në Graçanicë, sulme në kishën ortodokse në Mitrovicën Veriore, sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it në Kosovë dhe sulme terroriste në Francë e Belgjikë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0