Mbi 1 mijë persona përfitues të projektit “Shërbime Sociale Cilësore- Janë Vlerë Shoqërore”

Mbi 1 mijë persona përfitues të projektit “Shërbime Sociale Cilësore- Janë Vlerë Shoqërore”

Sot është mbajtur eventi përmbyllës për projektin “Shërbime Sociale Cilësore- Janë Vlerë Shoqërore”.
Ky projekt është zbatuar nga “KlubiDëshira” nga 15 Maji i vitit 2018 deri më 15 Shtator të 2019-ës i mbështetur nga “Save the Children International Kosovo” dhe financuar nga Bashkimi Evropian, raporton EkonomiaSot.

Projekti ka pasur për qëllim të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme të shoqëris tonë, siç janë personat me dëmtime intelektuale dhe ata me probleme mendore në tri komunat, ajo e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit.

Projekti ka pasur për qëllim dhe të fuqizojë kapacitetet dhe qëndrueshmërinë e Klubit Dëshira dhe dy qendrat të Shëndetit Mendor dhe dy Shtëpive të integrimit në Bashkësi të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe rehabilituese për personat me dëmtime intelektuale dhe probleme mendore.

KlubiDëshira, së bashku me partnerët në Prizren dhe Gjilan dhe stafin, ka arritur të përfshijë në aktivitete mbi 1285 persona të grup moshës 18-65 vjeç , prej të cilëve mbi 200 anëtar të Klubit Dëshira, mbi 400 në Gjilan-Qendren e Shendetit Mendor dhe Shtëpi Integruese dhe mbi 600 anëtarë në Prizren në dy njësit: Qendra e Shëndetit Mendor dhe Shtëpi të integrimit në Bashkësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0