Marrëveshja për ndaljen e grevës u arrit, por mësimdhënësit mund të mbesin pa rroga këtë muaj

Marrëveshja për ndaljen e grevës u arrit, por mësimdhënësit mund të mbesin pa rroga këtë muaj

Në bazë të një marrëveshje, ende të panjohur për publikun, të arritur sot në mes të kryetarit të SBASHK-ut dhe Qeverisë, mësimi pritet të fillojë të hënën. Këtv gjë e tha edhe vetë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pas takimit të mbajtur.

Mirëpo me gjithë arritjen e kësaj marrëveshjeje, mësimdhënësit ka gjasa të mëdha që të mbesin pa marrë paga fare këtë muaj e lëre më që t’i marrin ato me rritje, raporton EkonomiaSot.com. Kjo për shkak se buxheti për vitin 2019 ende nuk është miratuar, dhe gjasat që të kalojë ditën e nesërme janë shumë të vogla.

Poashtu, as kërkesa e Ministrit të Financave, Bedri Hamza, për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt dhe mars nuk kaloi në votimin në Kuvend.

Gjatë seancës së djeshme, Hamza tha shteti nuk mund të shpenzojë asnjë cent pa miratimin e Kuvendit pasi që ende nuk është votuar Ligji për Buxheti. Kjo gjë vlen edhe për pagat e mësimdhënësve.

Ai madje tha se edhe po të votohej ligji i buxhetit në seancën e ardhshme, prapë se prapë nuk do të mund të bëhen shpenzime për shkak se duhet kohë derisa ligji të hyjë në fuqi.

Mbetet të shihet nëse kërkesa e Hamzës do të trajtohet në seancën e nesërme të Kuvendit, dhe nëse do të marrë votat e nevojshme për t’u miratuar.

Kujtojmë se që sot nuk mund të kryeht asnjë pagesë nga buxheti i shtetit, me përjashtim pagesat për shlyerjen e borxhit publik. / EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0