Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i Partisë Socialdemokrate, tha se ka filluar zbatimi i i amendamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Pas shumë insistimeve të shefit të grupit parlamentar të PSD Dardan Sejdiu në emër të PSD dhe në emër të Komisionit Parlamentar, ka filluar zbatimi i amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku çdo market detyrohet që pranë çdo produkti me e vendos flamurin e shtetit të origjinës. Tash e tutje qytetarët nuk kanë nevojë me i lexu e me i njoft barkodet
Lehtë është me e pa se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili eshtë prodhim vendor.
P.S. fotot nuk janë të miat, i mora nga një postim.


COMMENTS