Marinsi amerikan lavdëron FSK-në: Ata i përkasin një klase botërore

Marinsi amerikan lavdëron FSK-në: Ata i përkasin një klase botërore

Shumë ushtarë nga radhët e FSK-së dhe nga Policia e Kosovës qysh nga momentet e para të ditës së djeshme ishin nisur drejt Shqipërisë, për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kishin mbetur nën rrënoja, nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë. Reagimi i tyre profesional është përshëndetur nga një njeri i veçantë, ai është marinsi amerikan, Jeffrey Fischer.

Njësitë përkatëse të FSK-së, gjatë ditës së djeshme, ishin nisur drejt Shqipërisë, për t’u dalë në ndihmë atyre që kishin mbetur nën rrënoja. Asistimi nga FSK-ja dhe Policia e Kosovës ishte i nevojshëm dhe nuk mungoi, ata u treguan profesionistë dhe në gatishmëri të lartë.

Për këtë reagim të FSK-së ka shkruar marinsi amerikan Jeffrey Fischer, i cili ka shkruar fjalë të mëdha për ushtarët kosovarë që po asistojnë në Shqipëri, duke thënë se ndihet krenar me FSK-në.

“Për vite me radhë, unë pashë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të ndërtonte një Forcë të Reagimit të Shpejtë dhe stërvitjen në një strukturë të klasës botërore për reagim ndaj fatkeqësive. Sot, anëtarët e FSK-së tashmë janë vendosur në Durrës për të ndihmuar Shqipërinë. Shumë krenar për FSK-në”, ka shkruar ai.

Jeffrey Fischer kishte shërbyer si atashe i Lartë i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

<

Tweet

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: