MAP-i shpenzon rreth 1 mijë euro për servisimin e një veture

MAP-i shpenzon rreth 1 mijë euro për servisimin e një veture

Ministria e Administratës Publike ka shpallur tender për servisimin e një automjeti.

Rreth 1 mijë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon për servisimin e një veture të tipit “Mercedes benz 350”.

Së paku kështu thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës që ka publikuar Ministria e Administratës Publike në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë, derisa paratë për servisimin e veturës do të merren nga buxheti i shtetit.

Për këtë tender, ishin pranuar oferatat e tri kompanive, por në fund tenderin e ka fituar kompania “Demi auto servis mercedes”.

Kontrata është nënshkruar më 5 shkurt të këtij viti./Express

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/map-i-shpenzon-rreth-1-mije-euro-per-servisimin-e-nje-veture-630817/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0