Macja në Gjilan ngujohet në shtyllë elektrike, e shpëtojnë zjarrëfikësit

Macja në Gjilan ngujohet në shtyllë elektrike, e shpëtojnë zjarrëfikësit

Simba, maceja e Valbona Ferati, ka mbetur e ngujuar ndërmjet telave të energjisë elektrike për rreth dy orë, në një shtyllë elektrike shkruan EkonomiaSot.

Në pamundësi të zbresë shkaku i lartësisë është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për shpëtuar macen në temperaturë -4* Celsius dhe reshjeve të mëdha të borës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në lagjen Arbëria, në Gjilan.

Zjarrëfikësit thonë se asnjëherë më parë nuk kanë patur urgjencë të llojit të tillë, që lidhet me mace.

“Na ka ra me pshtu qen, lopë, po jo maca,” është shprehur njëri prej zjarrëfikësve./EkonomiaSot/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0