LVV-ja kërkon nga Thaçi raport pse e fali vrasësin e 13 vjeçarit nga Gjakova

LVV-ja kërkon nga Thaçi raport pse e fali vrasësin e 13 vjeçarit nga Gjakova

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenca që t’ua ofrojë dosjen me raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot, deputetët e LV, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, që njëherit janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, bënë kërkesë në presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit”, thuhet në njoftim.

Luz Allakaj ishte dënuar me burg për vrasjen e Hil Hilit dhe Pal Hilit në Gjakovë. Pal Hili kishte qenë 13 vjecar kur ishte vrarë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0