LDK i bashkohet Vetëvendosjes në protestën për rrëzimin e kryeprokurorit të shtetit, raporton T7
Një protestë e ngjashme si ajo e mbajtur në shtator të vitit të kaluar do të mbahet edhe të premten. Ky organizim i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Në mbështetje të partisë së Kurtit, ka dalë edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Përmes një përgjigje për T7, nga ky subjekt kanë thënë se me VV i bashkon qëllimi i përbashkët, rrëzimi i qeverisë.
Mbështje kësaj proteste nuk i ka dhënë Partia Socialdemokrate.
Madje, kryeprokurori i përkujtoi Kurtit që Prokuroria e Shtetit ka hetuar edhe vetë liderin e VV-së.
Gjatë vitit të kaluar edhe shoqëria civile kishin kërkuar shkarkimin e Aleksandër Lumezin.
Arsyeja e kësaj proteste ishin listat e fryra të veteranëve të luftës. /Kaltrina Zymberi, T7
COMMENTS