Luftimi i koronavirusit në Kosovë, propozohet plazma e të shëruarave si ilaç për të tjerët

Luftimi i koronavirusit në Kosovë, propozohet plazma e të shëruarave si ilaç për të tjerët

23 është numri i personave që deri tash janë shëruar nga Covid-19 në Kosovë. E pikërisht këta mund të jenë shkaktarë për shërimin e atyre që e kanë gjendjen më kritike si pasojë e pandemisë.

Kjo nëse u dhurojnë atyre plazmën konvaleciente që në këtë rast shërben si antitrup metodë kjo e cila tashmë po përkrahet edhe nga institucionet amerikane të shëndetësisë.

Këtë mënyrë të shërimit ndaj pandemisë institucioneve kosovare ua kishte propozuar para disa ditësh një transfuziolog vendor.

“Merret një sasi e plazmës diku rreth 500 ml plazmë e cila mjafton përnjëherë për tre pacientë. Ose nëse e kemi vetëm një pacientë i cili ka nevojë atëherë brenda tre ditësh çdo ditë në mënyrë suksessive t’i jepet një dozë”.

Hakif Hoxha thotë se i di përmendësh edhe mënyrat se si mund të realizohet kjo.

“Të merren shënimet, numri i kontaktit, tu përcaktohet grupi i gjakut edhe të bëhet njëfarë pyetësori në mënyrë që kur të del ai nëse e ndjen vetën mirë mundet me e dhënë plazmën për me i shëruar të tjerët”, tha ai për Klan Kosova.

Por që pacienti i kuruar të dhurojë plazmën është një kusht.

“Duhet të ketë kaluar së paku katër javë prej momentit kur ka fillu sëmundja”, shpjegoi ai.

Sipas Hoxhës ky transfuzion nuk dëmton aspak shëndetin e pacientëve të shëruar madje as në rast se virusi kthehet.

Kjo metodë u aplikua për herë të parë 1890 nga Emil von Behring për luftimin e difterisë kur kurse më vonë u përdor edhe për shërimin e gripit të Spanjës dhe Ebolës.

Këtë javë Asociacioni Amerikan i Bankave të Gjakut, Kryqi i Kuq amerikan dhe Administrata për Ushqim dhe Barëra shpalosën idenë për ripërdorimin e kësaj metode.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: