Listës Serbe i rrezikohet certifikimi për zgjedhje

Listës Serbe i rrezikohet certifikimi për zgjedhje

Lista Serbe mund të mos certifikohet për zgjedhjet e 19 majit të këtij viti.

KQZ-ja aktualisht është duke funksionuar me 9 anëtarë, pasi presidenti Thaçi nuk i ka emëruar të gjithë anëtarët në këtë institucion, përderisa për të ndodhur certifikimi nevojiten 8 vota.

Por dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ paralajmërojnë votë kundër nëse nuk ofrohen dëshmi konkrete se kandidatët serbë do ta respektojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Pak orë para se të mbyllej afati, më 18 prill 2019, Lista Serbe aplikoi për t’u certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, që pritet të mbahen më 19 maj të këtij viti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0