Lista Serbe paralajmëron largimin nga Kuvendi pas zhvillimeve të fundit

Lista Serbe paralajmëron largimin nga Kuvendi pas zhvillimeve të fundit

Slavko Simiq anëtar i Shtabit të Krizës të Listës Serbe, ka paralajmëruar largimin nga Kuvendi të këtij subjekti, pas zhvillimeve të fundit dhe vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Simiq, nëse politika e institucioneve të Kosovës nuk ndryshon, Lista Serbe do të marrë hapa të mëtutjeshëm në përputhje me situatën.

“Protesta e sotme është hapi i parë për të mbrojtur familjet tona, si dhe për të mbrojtur komunitetin tonë dhe interesat e tyre. Nëse nuk ndryshon politika e qëndrimit të Prishtinës ndaj popullit serb, sigurisht se do të ndërmarrim hapa të mëtutjeshëm për të qenë racional”, ka thënë ai, shkruan lajmi.net

Ndërkohë, pikërisht kundër taksës së Qeverisë së Kosovës, serbët po mbajnë protestë në veri të vendit.

Sipas informacioneve të lajmi.net, 8 mijë persona i janë bashkëngjitur kësaj proteste.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0