Limaj thotë se po bëjnë përpjekje ta ofrojnë edhe opozitën në delegacionin për bisedime me Serbinë

Limaj thotë se po bëjnë përpjekje ta ofrojnë edhe opozitën në delegacionin për bisedime me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Limaj, i cili është emëruar nga qeveria e Kosovës udhëheqës i bisedimeve me Serbinë ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’, se me ambasadoren kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë.

 

“E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jenë pjesë e këtij delegacioni duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

 

Sipas Limajt, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Limajt:

Pata kënaqësinë ta prisja në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Me ambasadoren biseduam për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë.

E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe për përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jetë pjesë e këtij delegacioni, duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror.

Ambasadorja ofroi mbështetjen e shtetit finlandez në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Marrëveshja përfundimtare me Serbinë për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë.

E falënderova ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e vazhdueshme që shteti finlandez po i jep Kosovës. Finlanda është një shtet mik i Kosovës, e cila i ka ndihmuar Kosovës në të gjitha fazat.FL

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0