Limaj: Pa delegacionin në dialog nuk vendoset asgjë me Serbinë, s`pranojmë ndarjen e Kosovës

Limaj: Pa delegacionin në dialog nuk vendoset asgjë me Serbinë, s`pranojmë ndarjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës për të drejtuar delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë ka thënë se letra e presidentit amerikan, Donald Trump është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Kosovës.

Sipas Limajt, pak rendësi ka kur është shkruar kjo letër, rendësi ka që presidenti amerikan dëshmon se SHBA e kanë partner Kosovën dhe se Kosova duhet të marrrë seriozisht thirrjen e tij.

Kryetari i Nismës thotë se pa involvimin e tërësishëm të QUINT-t dhe SHBA-së nuk ka zgjidhje.

Më tutje, Limaj ka folur edhe për delegacionin pa të cilin, sipas tij, nuk mund të vendoset asgjë.

“Ne sot me tepër duhet të shpalosim ka duam të shkojmë. Delegacioni nuk është krijuar me ja marrë dikujt. Është e drejtë e secilit me bërë ftesa. Ajo cka ne duhet themi është se Kosova e ka një delegacion shtetëror dhe asgjë nuk mund të vendosët pa vulën e delegacionit dhe pastaj Kuvendi si tërësi. Është lajm i mirë që po koordinohen institucionet”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Limaj ka thënë se dy gjera nuk do t’i pranoje asnjëherë askush është ndarja e Kosovës dhe një Republikë Serbe në Kosovë. Për këto, sipas Limajt, nuk do të diskutohet.

I pyetur se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare, Limaj ka thënë se nuk është mirë të spekulohet me data dhe se në bisedime do të diskutohen për një serë temash të cilat janë në interes të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0