Limaj: Mirënjohje për PZAP-in, me këtë vendim kemi 6 deputetë

Limaj: Mirënjohje për PZAP-in, me këtë vendim kemi 6 deputetë

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të disa vendvotimeve dhe për votat nga Serbia, raporton Gazeta Express.

Kreu i Nismës, Famir Limaj ka thënë para mediave se po ju drejtohen qytearëve pas vendimit që tregoi se edhe në Kosovë ka institucione që e respektojnë ligjin.

“Pas vendimit të PZAP-it dështëm të ju drejtohemi qytetarëve të Kosovës, sot Kosova nga vendimi për anulim të votave nga Serbia është më e sigurtë, është ligjore është një Kosovë e cila ka institucione që e sigurojnë dhe e mbrojnë ligjin. Vendimi i PZAP-it edhe njëherë ka treguar se në Kosovë ka institucionet që e respektojnë ligjin, shteti ligjor mbrohet cdo ditë, avancohet çdo ditë”, thotë Limaj.

Tutje, i njejti ka thënë se PZAP me këtë vendim e ka kthyer rezultatin e rregullt.

“PZAP ka intervenuar për ta kthyer rezultatin e rregullt ashtu sic kanë votuar qytetarët e Kosovës, ne të gjithë si subjekte politike duhet t’i shprehim mirënjohjen dhe respektin këtij organi që kthej ligjërinë me këtë vendim”, shton ai.

“Siç e dini më tani, me rezultate të rregullta, Nisma dhe partnerët janë subjekt parlamentar. Nisma është 5.12%, ne i kemi gjashtë mandate në Kuvend”, thotë ai./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0