Ligji do t’ia ulë pagën e dyfishuar Kryeministrit, më së shumti do të paguhet Presidenti

Ligji do t’ia ulë pagën e dyfishuar Kryeministrit, më së shumti do të paguhet Presidenti

Kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të qershorit mori pagat retroaktive mbi 10 mijë e 500 euro që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Por, me Projektligjin për Pagat, kryeministrit pritet t’i ulet rroga që ia rriti vetes 2 mijë 950 euro, raporton KTV.

Kryeministri pritet të marrë pagë 2 mijë e 390 euro, pasi është përcaktuar me koeficient 10, e që koeficienti bazë llogaritet të jetë 239 euro.

Pagën e njëjtë me të kryeministrit, 2 mijë e 390 euro do të marrë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi.

Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi, pritet të ketë pagën më të lartë 2 mijë 868 euro, me koeficient 12.

Nivelimi i pagave përmes Ligjit për Pagat, do të bëhet edhe për ministrat dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë.

Zëvendëskryeministri do ta ketë pagën 1 mijë 912 euro. Ndërkaq, ministrat 1 mijë 792 euro.

1 mijë 434 euro pritet paguhen secili prej 74 zëvendësministrave të qeverisë Haradinaj. Atyre do t’iu rritet paga rreth 300 euro.

Hiq më keq nuk do të kenë pagat as deputetët, të cilët do të paguhen 1 mijë e 792 euro.

Pagën më të lartë do ta ketë, Shpend Ahmeti, për shkak se udhëheqë me kryeqytetin dhe ai do të ketë pagë 1 mijë 673 euro

Projektligji për pagat ende është në diskutim publik, por është paralajmëruar se gjatë javës që vjen do të dërgohet në qeveri dhe më pas për miratim në Kuvend.

Derisa Ligji për Pagat nuk miratohet në Kuvend, kryeministri do të marrë pagën me rritje përmes vendimit për rritje, i marrë 3 muaj pasi Haradinaj mori pozitën e udhëheqësit të Qeverisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0