Liderët kujtojnë 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Liderët kujtojnë 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Me 26 mars të vitit 1999, vetëm dy ditë pasi NATO, filloi bombardimet kundër forcave ushtarake e policore serbe. Në këtë përvjetor liderët ksoovarë kanë përkujtuar duke shprehur falënderimet e tyre ndaj aleatëve të Kosovës.

Veseli: Kosova përjetësisht mirënjohëse ndaj NATO-s, SHBA-së dhe botës demokratike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që më 24 mars 1999 filluan sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë. eseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Republika e Kosovës është krenare me aleancën që ka me NATO-n, të cilën e ka filluar UÇK-ja e sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës.

“20 vjet më parë NATO filloi sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin me ne, në orën më të ligë të historisë sonë. Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës. Gjithmonë në shërbim të lirisë dhe paqes”, ka shkruar Veseli.

Limaj: Epopeja e Dukagjinit, fillimi i zgjerimit të UÇK-së në mbarë vendin

Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Limaj tha pikërisht 21 vjet më parë në Gllogjan, okupatori serb e mori përgjigjen më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari,

Më poshtë statusi i tij i plotë:

21 vjet më parë në Gllogjan okupatori serb e mori përgjigjen më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Epopeja e Dukagjinit është fillimi i zgjerimit të madh të luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të UÇK-së në mbarë vendin. Në 21-vjetorin e kësaj beteje, kujtojmë me nderim të lartë të rënët në këtë betejë dhe rezistencën heroike të UÇK-së përballë forcave policore dhe ushtarake serbe. Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë betejë dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0