Liderët e Luginës duan miratim të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për bashkim

Liderët e Luginës duan miratim të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për bashkim

Liderët politikë të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës iu kanë drejtuar me një kërkesë publike liderëve të Kosovës, që në një periudhë sa më të shkurtër kohore të miratojë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës do ta përkrahin vullnetin e tyre politik të shpallur me një rezolutë e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për bashkimi e tyre me Kosovën.

Pas takimit të liderëve të luginës me presidentin Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, lexoi kërkesën e nënshkruar nga përfaqësuesit politik të luginës, duke thënë se shpresojnë që kjo kërkesë sa më shpejt të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai shtoi se kanë kërkuar përfshirje të liderëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në delegacionin negociues të Kosovës në Bruksel.

COMMENTS

WORDPRESS: 0