Liburn Aliu: Devollët po e diktojnë Qeverinë Hoti për homologimin e veturave

Liburn Aliu: Devollët po e diktojnë Qeverinë Hoti për homologimin e veturave

Deputeti i LVV’së, Liburn Aliu në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet ligji për Automjete, ka thënë se në këtë ekzekutiv po tentohet që të fuqizohet edhe një vendim që do t’i mundësonte kompanisë së udhëhequr nga Devollët rihomologimin.

“Devolli është më i fortë se shteti, e dikton te ne politikën e Qeverisë, ky shtet i dobët që po shkatërrohet nuk ka me mujtë me na mbrojtë historinë as luftën, e as ata që kanë me shku në Gjykatën Speciale”, ka thënë Aliu

Ai ka deklaruar se së shpejti do të ndodhë rihomologimi.

“Tash ngritët në qiell çështja e  sigurisë në komunikacion, nuk është vetëm kaq, është vetëm një çështje tjetër, këta jo që do ta ndalin, po kanë me ja shtu, në bazë të vendimin që e ka marrë Qeveria kur ka qenë Pal Lekaj për rihomologim, Devolli jo vetëm homologimin, po edhe rihomologimi po ndodh shpejtë”, thotë ai.

“E dimë që brenda Minisitrisë së Infrastrukturës dhe këtë le të na e konfirmojë z.Abrashi ka kërkesë konkrete nga Ministri i Punëve të Brendshme që ma shpejtë me vu në fuqi rihomologimin e të cilët kanë me qenë për të gjitha ato mjete që aksidentohen”, tha deputeti i LVV’së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0