Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe në një vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit

Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe në një vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit

Sot, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje sëbashku me Kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

“Në një vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, një delegacion nga Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti homazhe në nder të jetës së tij kushtuar dashurisë për atdheun, çlirimit nga okupatori dhe barazisë në popull e mes popujsh”.

Vetëvendosje thanë se Adem Demaçi na ka mësuar se përpjekja për çlirim është e domosdoshme.

“Adem Demaçi na e bashkon të ardhmen me historinë e përpjekjeve tona për liri, vetëvendosje dhe barazi. Në figurën e tij bëhen bashkë mendimi dhe ndjeshmëria më e lartë për çlirimin. Falë tij kemi mësuar se përpjekja për çlirim është e domosdoshme, se liria na thërret për ta jetuar të gjithë jetën në shërbim të saj”, u shpreh Vetëvendosje.

VV tha se jeta e Demaçit është edukim dhe emancipim për ne.

“Adem Demaçi u rrit, jetoi dhe vdiq i lirë. Ideja dhe ndjenja e lirisë e zgjodhën të edukohej, të luftonte dhe të vdiste brenda kësaj ideje. Adem Demaçi është zgjerimi maksimal i imagjinatës politike të popullit tonë. Jeta e tij është edukim dhe emancipim për ne, lavd lirie, ngazëllim jete” thanë Lëvizja Vetëvendosje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: