Letra e Ismail Qemalit drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha pas shpalljes së Pavarësisë

Letra e Ismail Qemalit drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha pas shpalljes së Pavarësisë

Tiranë, 28 nëntor – Shqiptarët gëzohen që mundën të hyjnë në familjen e popujve të lirë.

Me këto fjalë Ismail Qemali iu drejtua Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, duke uruar festën e flamurit publikoi sot këtë letër të shkruar nga Ismail Qemali më 1912, pas shpalljes së Pavarësisë.

“… Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë të Orientit, dhe tue mos pasë tjetër qëllim veçse me jetue në paq me të tanë shtetet fqinje..”, shkruante Ismail Qemali në letrën drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, ku i njoftoi “…për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për jetën kombëtare të shqiptarëve..”, shkruan Bushati.

Ministri Bushati shprehet se “sot, në 106-vjetorin e Ditës së Flamurit, me urtësi dhe vendosmëri jemi në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, krenarë për përkatësinë tonë europiane”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0