Lëkundet besimi në Qeveri: Dështon shitja e bonove të thesarit (dokument)

Lëkundet besimi në Qeveri: Dështon shitja e bonove të thesarit (dokument)

Shpenzimet e pakontrolluara, vendimet pa plan për rritjen e pagave, por edhe ligjet të cilat krijojnë kategori të reja të pensionistëve duket se më në fund kanë bërë që Qeveria Haradinaj të humbë besimin e tregjeve financiare.

Sipas rezultateve të publikuara në BQK, ankandi i javës së kaluar për shitjen e bonove të thesarit ka dështuar. EkonomiaSot mëson se nga 30 milionë sa ishin ofruar për shitje, qeveria ka arritur t’i shesë vetëm 14.5 milionë, që i bie se më pak se gjysma janë shitur.

Bonot e thesarit janë formë me anë të së cilës qeveria merr para hua, dhe kërkesa për t’i blerë këto bono nënkupton edhe nivelin e besimit në Qeverinë e një vendi. Sa më e lartë të jetë kërkesa, aq më i lartë nënkuptohet të jetë besimi se qeveria po kryen punën si duhet, dhe do të jetë në gjendje të kthejë borxhin e marrë.

Një dështim si ky i javës së kaluar, nënkupton se tregjet financiare kanë dyshime të larta nëse qeveria do të jetë në gjendje të kthejë paratë që ka marrë borxh.

Jozyrtarisht EkonomiaSot mëson se hera e fundit kur ka pasur këso dështimi ka qenë koha e bllokadës së VLAN-it në vitin 2014, atëherë kur vendi ishte pa qeveri fare për afro 6 muaj. / EkonomiaSot

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0