Lekaj thotë se “Bechtel & Enka” do të gjobitet për vonesën në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lekaj thotë se “Bechtel & Enka” do të gjobitet për vonesën në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar se konsorciumi “Bechtel & Enka” do të gjobitet, pasi ashtu është paraparë në kontratë nëse autostrada “Arbën Xhaferi” nuk përfundon më 31 dhjetor 2018.

Sipas tij, do të implementohet çka do që është e shkruar në kontratë.

“Kontrata e parë ishte 42 muaj dhe nuk është kryer e është histori në vete. Ka ardhur aneks-kontrata tjetër që ka paraparë të përfundojë më 31 dhjetor 2018. As kjo s’është kryer dhe mund të them lirshëm që çka do që shkruan në kontratë, do ta implementoj në përpikëri. Në kontratë janë të gjitha obligimet që ka punëdhënësi, qeveria, dhe punëmarrësi ‘Bechtel & Enka’ që është dash të përmbahet në përpikëri aneks kontratën. Jam i vendosur që çka do që shkruan aty të zbatohet”, ka thënë ai në emisionin “Puls” të KTV’së, duke shtuar se nëse pas vlerësimit të ekspertëve del që punëmarrësi s’ka kryer punët sipas kontratës, do të vijë gjobitja.

Sa i përket pagesës prej 53 milionë eurosh gjobë për vonesën e pagesave lidhur me autostradën “Ibrahim Rugova”, Lekaj ka thënë se obligimi do të kryhet deri më 30 qershor.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0